Brickos

Homazhe dhe nderime në Gllogjan, në 23 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit dhe në kujtim të përhershëm e mirënjohje në 22 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi në 23 vjetorin e ,,Epopesë së Dukagjinit” ka bërë homazhe dhe vendosur lule tek varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. Ai me këtë rast në statusin e tij në facebook ka shkruar: 24 marsi 1998 i Gllogjanit të Dukagjinit, i dha kuptim dhe shpirt vazhdimësisë së rezistencës heroike dhe flijimit të madh për liri të familjes Jashari nga Prekazi i Drenicës. Haradinajt po i jepnin shpresë vazhdimit të kryengritjes çlirimtare, duke i dhënë goditje dhe grusht të fortë pushtuesve serb që ishin vërsulur në sulm e me forca të mëdha kundër Gllogjanit. Lufta vazhdoi në Dukagjin e në tërë Kosovën. Epopeja e Dukagjinit dhe sakrificat e vazhdueshme e luftëtarëve të rënë në logun e trimërisë në përballje me pushtuesit serb, bënë që lufta jonë për lirinë e Kosovës e udhëhequr nga UÇK-ja, të jetë e ashpër dhe heroike. Lufta për çlirim nisi suksesshëm me 24 mars 1998 në Gllogjan e në Rrafshin e Dukagjinit, luftë çlirimtare e cila u përhap gjithandej në tërë Kosovën, ku heroizmi i burrave dhe grave e i gjithë liridashësve shqiptar, u bë faktor përcaktues në përfshirjen e NATO-s, një vit më vonë, pikërisht më 24 mars 1999, që të bombardoi caqet e okupatorëve serb për 78 ditë pandërprerë. Derisa Kosovës së përgjakur po i vinte liria pas shumë vuajtjesh e sakrificash të mëdha, Serbisë pushtuese po i vinte fundi, duke lënë pas gjurmët e krimit dhe gjenocidit në këto troje. E përjetshme është vepra e dëshmorëve të rënë në betejën e Gllogjanit, me 24 mars 1998, Himë Haradinaj, Agron Mehmetaj dhe Gazmend Mehmetaj! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! Ka thënë mes tjerash kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti nderohet me çmimin për lidership nga Kolegji Universum

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në një takim nga përfaqësues …