Homazhe në nderim të luftës së lavdishme të Junikut për Liri

Komuna e Junikut në nderim të 22 vjetorit të pushkës së parë për liri në Junik, nesër me datë 29 Maj 2020, në ora 09:00 organizon homazhe pranë shtatores së heroit Edmond Hoxha dhe lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve të Junikut. Juniku historikisht vatër e vendimeve dhe epiqendër e nismave dhe zhvillimeve të mëdha kombëtare edhe në luftën e fundit për çlirim, përpos ushtarëve aktiv të kyçur në vijat e para të frontit dha një kontribut të veçantë duke u bërë për një kohë të gjatë arteria kryesore e furnizimit me armatim për të gjithë Kosovën, me pritjen dhe përcjelljen e grupeve për furnizim nga Juniku për Tropojë dhe kthimin e tyre prej nga vazhduan rrugën e lirisë në gjithë territorin e Kosovës. Juniku i pushkës, Juniku i mirëpritjes, Juniku nga kullat e së cilës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Richard Holbrooke e përcolli mesazhin ndërkombëtarisht se UÇK, është një ushtri e cila ka organizim të mirëfilltë, dhe se po mbron tokën e vetë, vendin e vet, po lufton për Lirinë e vet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …