Hoti: Çështja e të pagjeturve është tema kryesore në çfarëdo marrëveshje që arrihet me Serbinë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kryeministri, Avdullah Hoti ka vendosur kurora lulesh te Obelisku i personave të pagjetur dhe ka kërkuar zbardhjen e fatit të tyre. Ai deklaroi se edhe 20 vjet pas luftës nuk mund të jemi të qetë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Unë së bashku me kabinetin qeveritar dolëm të bëjmë nderime e zakonshme. Kjo për ne është plagë e hapur akoma dhe është tema më e ndjeshme edhe pas 20 vjetësh. Nuk është e tepërt ta them se kjo është tema kryesore në çfarëdo marrëveshje që arrihet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Nuk mund të jem i qetë derisa familjet e të pagjeturve të din ku i kanë të dashurit e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci

Lulzim Peci: Për një qeveri gjithëpërfshirëse duhen dy ndryshime kushtetuese thelbësore

Analisti politik Lulzim Peci, ka theksuar se çdo përpjekje për formimin e një qeverie të …