Thaçi: 21 vjet me parë pas një lufte të pastër çlirimtare nënshkruam demilitarizimin e UÇK-së dhe themelimin e TMK-së

Thaçi: Çështja e të pagjeturve është turpi i Bashkësisë Ndërkombëtare

Kryetari, Hashim Thaçi ka thënë se çështja e të pagjeturve është turpi i Bashkësisë Ndërkombëtare. Ajo duhet të shfrytëzojë të gjitha mjetet në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për të zbardhur fatin e të pagjeturve dhe zbardhjen e të gjitha krimeve që i kanë kryer në Kosovë. “Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve kujtojmë 1647 qytetarët tanë të pagjetur. Çështja e të pagjeturve është turpi i bashkësisë ndërkombëtare dhe është për keqardhje që Serbia po e politizon edhe zbardhjen e fatit të tyre. Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për ta zbardhur fatin e të pagjeturve dhe çdo krim të kryer në Kosovë. Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari që të zbardhet fati i tyre. Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi për çdo viktimë, për çdo të zhdukur, për çdo familje”, ka shkruar kryetari i vendit, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …