Hoti

Hoti: Se shpejti do të mblidhemi në një tryezë të përbashkët për të biseduar për çështjen e kryetarit të shtetit

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se shumë shpejt do të mblidhen për të diskutuar në një tryezë të përbashkët e partive politike për të biseduar për çështjen e kryetarit të shtetit. Hoti ka thënë se çfarëdo vendimi që merr Gjykata Kushtetuese do ta respektojnë në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi. “Secili prej partive siç duket ka qëndrime të caktuara dhe nuk jemi ulur në tryezë të partive politike parlamentare për të parë se a ka vullnet që të zgjidhet një president dhe nëse ka vullnet dhe nëse ka vullnet cilat janë propozimet e tyre dhe e dimë propozimin e AAK-së, dhe tash po duket edhe të PDK-së, dhe tash në ditët e ardhshme organizohet kjo tryezë”, ka thënë Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …