Boris Ruge

Boris Ruge: Deklarata e Vuçiqit për mundësinë e konflikteve të reja në Ballkan është retorikë e rrezikshme që krijon tensione

Boris Ruge ambasador karriere i Gjermanisë dhe zëvendës kryetar i “Konferencës për Siguri e Mynihut” thotë se deklarata e kryetarit të Serbisë për mundësinë e shpërthimit të një konflikti në Ballkan ngjashëm me atë në rajonin e Nagorni Karamakut është retorikë e rrezikshme që krijon tensione. Ruge thekson se Vuçiq është në një situatë ku mund të sigurohet që të mos shpërthejë konflikti, sepse nuk shoh ndonjë gjë që Kosova mund të bëjë që do të provokonte konflikt mes dy shteteve. Ai e sheh si jetike bashkëpunimin në mes SHBA-së dhe BE-së për të minimizuar ndikimin e Rusisë në Ballkan që sipas tij kjo e fundit nuk ka qenë dobiprurëse në proceset e perspektivës evropiane të Kosovës dhe Serbisë./KP/

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …