Hoti: Vota e qytetarëve është e rëndësishme për të kthyer lirinë tek ai

Hoti: Vota e qytetarëve është e rëndësishme për të kthyer lirinë tek ai

Avdullah Hoti kandidat i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, për kryeministër në tubimin përmbyllës ka thënë se më 11 qershor vota e qytetarëve është e rëndësishme për të kthyer lirinë tek qytetari që sipas tij është vjedhur.  Ai tha se është vjedhur liria për mundësi të barabarta. Hoti tha se do ta çlirojë Kosovën nga kapësit e shtetit, prandaj ai tha se duhet mbështetja e qytetarëve. “Na duhet dhe mbështetja e atyre që nuk na kanë votuar deri më tani. Ai ka kërkuar dhe mbështetjen e të rinjve që votojnë për herë të parë. “Dilni votoni me 11 qershor me besim të plotë ka porositur Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kërkon zgjedhje të reja: Retorikë politike për të fshehur dështimet e klasës politike

Nasim Haradinaj ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar …