Ramush Haradinaj

Otto von Habsburg: Haradinaj është kalorës fisnik

 Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës ne Gjermani, Dr. Vilson Mirdita,  gjatë mandatit të tij ne kuadër të vizitave personaliteteve të njohura  shkon ne Poeking am Starnberger See per ta vizituar  ne “Villa Austria” pinjollin e  fundit te familjes perandorake austro-hungareze, Otto von Habsburg, i cili njihej si nje përkrahës i madh i pavarësisë së Kosoves. Mirdita e përshkruan këtë vizitë si njërin ndër takimet me të rëndësishme gjatë mandatit të tij. Ndër të tjera Mirdita shkruante se Dr. Otto von Habsburg „ edhe përkundër dëshirës së  madhe, per shkak të moshës se shtyer  dhe të shëndetit jo të mirë nuk arriti të realizonte dëshirën e  tij për të vizituar  Kosovën e pavarur, me të cilen, veç tjerash, e lidhte   edhe miqësia e madhe me Ibrahim Rugovën.”

 “Pragun e kësaj ville  para Teje e ka kaluar vetëm një politikan shqiptar, Ibrahim Rugova” i thotë ai diplomatit kosovar. Ne bisedë e sipër rreth problemeve për njohjen e shtetit të Kosovës dhe  të ardhmes europiane të saj Otto von Habsburg  thotë se  misionin e Dr. Rugovës për integrimin e   Kosovës ne Europë mund ta vazhdojë  vetëm një politikan dhe ai është  Ramush Haradinaj.  Ne atë kohë me kandidatin e sotem për kryeminister të Kosovës ende merrej Tribunali i Hages, mirëpo për  Otto von Habsburg s’kishte asnjë dyshim: ” Herr Haradinaj ist ein Ritter!” (Zoti Haradinaj është kalores!”)

(Xhevat Ukshini)

Kontrolloni gjithashtu

Numri i këshilltarëve, asistentëve e koordinatorëve të kabinetit Kurti arrin në 30 zyrtarë

Kabineti kryeministrit Kurti, përbëhet nga gati 30 persona të cilët angazhohen në këshillimin dhe menaxhimin …