KQZ-ja përmbylli procesin e akreditimit të vëzhguesve, marrin pjesë 29 mijë e 264

KQZ-ja përmbylli procesin e akreditimit të vëzhguesve, marrin pjesë 29 mijë e 264

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës për përgatitjet për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor 2017. Mbledhja u mbajt në Qendrën Mediale, e cila do të jetë një hapësirë për mediat e akredituara që do të përcjellin punën e KQZ-së. Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi Grupin e IX të vëzhguesve dhe të fundit, që do të vëzhgojnë këto zgjedhje. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është: 29 mijë e 264 vëzhgues:

160 vëzhgues nga 8 Ambasada,

301 vëzhgues nga 7 Organizata Ndërkombëtare,

8 mijë e 830 vëzhgues nga OJQ – Vendore,

3 mijë e 657 vëzhgues nga Partitë Politikë pjesëmarrëse në këto zgjedhje,

15 mijë e 784 vëzhgues nga Koalicionet pjesëmarrëse në këto zgjedhje,

27 vëzhgues nga Institucione Ndërkombëtare (Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës),

1 vëzhgues nga 1 Institucion Vendor,

468 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Vendore, dhe

36 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …