Dogana Shqiptare dhe ajo e kosovare thellojnë bashkëpunimin

Dogana shqiptare dhe ajo e kosovare thellojnë bashkëpunimin

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganës Shqiptare Belinda Ikonomi së bashku me bashkëpunëtorë është pritur sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha. Edhe ky takim bilateral i drejtorëve të përgjithshëm të Doganës së Kosovës dhe Doganës së Shqipërisë kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e doganës dhe eliminimin e barrierave potenciale në mes të dy vendeve tona. Derisa takimi formal u zhvilluar rreth temave të mëposhtme siç janë:  Shkëmbimi I informacionit midis dy administratave, Diskutim lidhur me vlerën doganore dhe procedurat e aposteriorit, lehtësimi i tregtimit mes dy vendeve si dhe diskutim rreth grupit punues për portin e Durrësit. Gjithashtu u diskutuan edhe tema të ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës dhe ajo Shqiptare kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, bashkëpunim ky i cili lehtëson në masë të madhe tregtinë në mes të dy vendeve tona. Të dy drejtorët e përgjithshëm pas takimit konkluduan se marrëdhëniet në mes të dy Doganave janë në nivelet më të larta të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …