Jeffrey M. Hovenier

Hovenier: Amerika dënon veprimet e vazhdueshme të autoriteteve të Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veri

Lidhur me zhvillimet në Veriun e Kosovës, ku protestuesit  serbë në tri komunat veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, kanë penguar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur, në ndërtesat komunale ka reaguar edhe Ambasada amerikane,  në Prishtinë. Ambasadori Jeff Hovenier, nuk ka folur për veprimet e dhunshme të serbëve, por  ai ka dënuar aksionin e Policisë së Kosovës duke thënë se ndërhyrja ishte një masë e dhunshme. Jeff Hovenier, u  shpreh me këtë rast se dënon veprimet e vazhdueshme të autoriteteve të Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veri. Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë, ka shkruar Hovenier në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …