Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Hovenier: Kërkojmë që Qeveria që çështjen e Klan Kosovës ta zgjidhë në mënyrë transparente, të drejtë dhe të shpejtë

Ambasadori, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se  dihet fakti  që Amerika dhe partnerët ndërkombëtarë janë të brengosur thellë me vendimin për tërheqjen e certifikatës së  biznesit të Klan Kosovës. Kemi lëshuar qëndrim bashkë me ambasadat e vendeve të QUINT-it, disa orë pas vendimit për tërheqje të licencës së biznesit. Ne nuk e shohim këtë çështje vetëm si regjistrim të biznesit, por si çështje të lirisë së medias dhe si të tillë e adresojmë”, ka saktësuar Hovenier. Kemi mësuar nga pronarët e Klan Kosova se kanë dorëzuar dokumentet e reja të regjistrimit. Kurdo që një qeveri merr vendim që mund të ketë ndikim në mediat e pavarura, organizatat e transmetimit, është diçka që duhet pasur kujdes të madh të rishikimit, deri te rezultati në fund, sepse liria e medias është aq e rëndësishme”. Kjo është pikëpamja jonë. Kërkojmë që qeveria ta zgjidhë këtë çështje në mënyrë transparente, të drejtë dhe të shpejtë”, ka nënvizuar ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri  Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …