Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti po dorëzohet pasi Kosovës iu vendosën sanksione nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas fillimit të procedurave nga Qeveria për largimin e kryetarëve në komunat veriore. Ajo ka shprehur dhembshuri për Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, për të cilin ka thënë se “partia ka vendosur ta sakrifikojë dhe të dalë më vonë me shifra se sa muaj, javë, ditë, orë e minuta ka qëndruar ai në zyrë i ngujuar”. Zonja Bajrami ka thënë se Qeveria po dorëzohet pasi Kosovës iu vendosën sanksione. Qeveria e shifrave, Partia në pushtet, tashmë ka dëshmuar se shkelë secilin njeri e familje dhe keqpërdor gjithçka që i del përpara për tu dukur me pak e dështuar. Më dhimbset Lulzim Hetemi, vëllai i dëshmores Fatime Hetemi. Tash turpshëm po bëhen gati të dorëzohen. Dorëzimi i tyre po ndodh pasi Kosovës iu vendosën sanksione dhe së fundmi edhe delegacione të rëndësishme amerikane po i shtyjnë vizitat në Kosovë, ka shkruar mes tjerash Hykmete  Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …