Hovenier: Mos koordinimi i Qeverisë Kurti me Amerikën të ketë pasoja të mëdha për të ardhmen e Kosovës

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, u ka thënë përfaqësuesve të disa medieve vendore, se kriza në veri të Kosovës ishte e panevojshme kështu duke kritikuar kryeministrin Kurti, që nuk kishte koordinim me SHBA-të për qasjen në ndërtesat komunale në mënyrë të dhunshme. Hovenier tha se kjo do të ketë pasoja të mëdha në të ardhmen e Kosovës. “Kjo ishte një krizë e cila nga këndvështrimi ynë ishte e panevojshme. Operacioni që u zhvillua të premten për ta marrë qasjen në ndërtesat komunale në mënyrë të dhunshme, nuk ishte i bërë në koordinim me Shtetet e Bashkuara. Kur ishim në dijeni, udhëzuam fuqishëm që kjo të mos ndodhte, sepse kemi pritur pasojat të cilat tani po i shohim. Ne besojmë se kjo ka pasur ndikim negativ në reputacion për Kosovën, është hap prapa në përpjekjet tona për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe siç tha Sekretari Blinken në deklaratën e tij, dhe siç ne kemi thënë në deklaratën tonë nga Departamenti i Shtetit, ka ndikim në marrëdhëniet bilaterale”, tha Hovenier.  Ai shtoi se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet. “Mbrojtësi i Evropës 2023”, është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës, që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri. Sipas diplomatit amerikan, kërkesat e  Amerikës ndaj Qeverisë së Kosovës janë që të mos insistojë që kryetarët të punojnë nga ndërtesat komunale, dhe që t’i tërheqë zyrtarët policorë nga tri ndërtesat komunale në veri.

Kontrolloni gjithashtu

Reinhard Butikofer, reagoi kundër urimit që shefi i BE-së, Josep Borrell, i drejtoi qeverisë se re të Serbisë

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Reinhard Butikofer, reagoi ashpër kundër  urimit të Përfaqësuesit të Lartë …