Hoxha: Koordinimi i donacioneve të jashtme të shndërrohet në pjesë përbërëse të planifikimit të politikave qeveritare

Ministrja Hoxha: Koordinimi i donacioneve të jashtme të jetë pjesë përbërëse të planifikimit të politikave qeveritare

Në takimin e Forumit të nivelit të lartë për koordinimin e donacioneve të jashtme, ku kanë marrë pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, ambasadorë dhe donatorë, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka potencuar se koordinimi i donacioneve të jashtme duhet të shndërrohet në pjesë përbërëse të planifikimit të politikave qeveritare, duke forcuar lidhjen në mes të këtyre proceseve. Hoxha ceku se gjatë këtij viti synohet përmirësim i ndjeshëm i planifikimit të brendshëm dhe përmirësimin në zbatimin e projekteve. Më tutje, Hoxha ka thënë se Kosova përfiton asistencë nga ana e donatorëve të jashtëm, si pjesë e asistencës zhvillimore për vendin. Ajo ka bërë me dije se e kanë hartuar listën prioritare të projekteve infrastrukturore, duke vebë në dukje se kjo listë është përgjigje ndaj procesit të Berlinit që ka parashtruar ndaj të gjitha vendeve të rajonit. Sipas saj BE-ja vazhdon të jetë donatori kryesor në Kosovë, i pasuar nga Gjermania, ShBA-ja, Zvicra, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …