Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Hoxhaj: Është i panevojshëm qëndrimi i UNMIK-ut në Kosovë me që vendi ka stabilitet të qëndrueshëm

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social, ka thënë se Kosova është shtet stabil dhe nuk ka nevojë për UNMIK-un. Hoxhaj tha se ky mision duhet të mbyllet, dhe buxheti i tij të alokohet në fusha ku me të vërtetë ka nevojë për mbështetje.

“Në ditën ndërkombëtare të paqeruajtësve, shpreh mirënjohjen për trupat e Kombeve të Bashkuara për kontributin në ndërtimin e Kosovës demokratike dhe miltietnike. Paqeruajtësit nevojiten në zona konflikti, por qëndrimi i UNMIKut në Kosovë është tashmë i panevojshëm meqë vendi ka stabilitet të qëndrueshëm. Misioni i UNMIKut duhet të përfundohet dhe buxheti i tij të alokohet diku tjetër”, shkroi Hoxhaj. Ai që një kohë të gjatë ka qenë i zëshëm duke lobuar për përmbylljen e misionit të UNMIK’ut, pasi që sipas tij, Kosova nuk ka nevojë më për mision paqeruajtës të këtij karakteri.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …