Kryetari Thaçi dhe ministri i Jashtëm Pacolli janë pritur në një takim nga kancelari austriak, Sebastian Kurz

Kryetari Thaçi dhe ministri i Jashtëm Pacolli janë pritur në një takim nga kancelari austriak, Sebastian Kurz

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli janë pritur në një takim nga kancelari austriak, Sebastian Kurz. Lajmin e ka bërë të ditur ministri Pacolli përmes një postimi në rrjetin social

“Bashkë me Presidentin Thaçi patëm një takim shumë përmbajtësor me kancelarin austriak, Sebastian Kurz. Ai është një mik i madh i Kosovës, në rrugën tonë të sigurt drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Austria është një investitor serioz në fushën e ekonomisë dhe na ka mbështetur në fushën e demoktratizimit, arsimit dhe kulturës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …