Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me GIZ-in dhe MPMS-në sot do të hapin panairin e punës në këtë qytet

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me GIZ-in dhe MPMS-në sot do të hapin panairin e punës në këtë qytet

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me GIZ-in gjerman dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale organizon panairin e punës që do të mbahet në palestrën sportive të qytetit. Komuna në këtë fazë planifikon të ketë rreth një mijë vende pune dhe praktikë nëpër biznese të ndryshme. Të pranishëm do të jenë kryetari i komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, drejtori i Agjencisë së Punësimit, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Kosovë dhe biznese të ndryshme që veprojnë në Gjilan dhe regjion.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …