Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Kryeministri i Serbisë po zhvillon luftë informative kundër Republikës së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj i ka deklaruar revistës gjermane “Tageblatt” se kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq po zhvillon luftë informative kundër Republikës së Kosovës. Ne nuk duam ta ngrisim asnjë retorikë luftarake. Por në anën tjetër, Aleksander Vuçiç po zhvillon një luftë informative të stilit rus. Unë nuk dëshiroj ta ndërtoj politikën tonë të jashtme mbi gjuhë të rëndë, por mbi parime. Në gjashtë muajt e fundit ka pasur një zinxhir të ndodhive, me anë të të cilave Kosova është provokuar me vetëdije nga ana e Serbisë, ka theksuar ministri, Enver Hoxhaj. Ai ka shtuar më tutje se edhe 17 vite që nga përfundimi i luftës, Serbia nuk ka treguar asnjë interesim për të kërkuar falje për atë që ka ngjarë ne Kosovë, por edhe në Bosnje dhe Kroaci.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Abdixhiku ironizon Kurtin: “Leje pushkën, kape ndonjë kazmë e qit ndonjë punë në dritë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shfaqur i ashpër dhe ironik ndaj …