Hoxhaj nga Brukseli thotë se Kosova duhet t’i kryejë obligimet e saja

Hoxhaj nga Brukseli thotë se Kosova duhet t’i kryejë obligimet e saja

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Bruksel. Ai gjatë kësaj vizite është i shoqëruar edhe nga kryetari i Komisionit të Kuvendit për Punë të Jashtme, Elmi Reqica dhe kryetarja e Komisionit për Integrime, Njomza Emini. Delegacioni i Kosovës të martën është takuar me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Frederica Mogherini dhe Komisionerin për zgjerim Johannes Jahnes, me të cilët kanë diskutuar përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave pas miratimit të demarkacionit, zbatimin e MSA-së dhe aplikimin për statusin e kandidatit, siç ka thënë Hoxhaj “pasi t’i kemi kryer obligimet tona në shtëpi”.

Kontrolloni gjithashtu

Sot dorëzohet aktakuza për krimet e forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës pritet të bëjë sot një hap të rëndësishëm në rastin e …