Hoxhaj: Njohja nga pesë shtetet e bën më të fortë Kosovën por dhe BE-në

Hoxhaj: Njohja nga pesë shtetet e bën më të fortë Kosovën por dhe BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel po vazhdon me takimet në Parlamentin Evropian. Në takimin me komisionin për Punë të Jashtme AFET, Hoxhaj ka folur për njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Hoxhaj tha se njohja e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së të cilat ende nuk kanë marrë vendimin për njohje forcon jo vetëm Kosovën, por edhe BE-në. “Pesë shtetet e mbetura duhet ta njohin Kosovën. Kjo e forcon jo vetëm Kosovën por edhe BE-në”, ka thënë ministri.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …