Hoxhaj: Partia Demokratike e Kosovës ka lindur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe nga burgjet e Serbisë

Partia Demokratike e Kosovës po mban konventën e 10 të saj zgjedhore në të cilën do të zgjidhet kryetari i saj dhe strukturat udhëheqëse. Gjatë fjalës para të pranishmëve, ushtruesi i deritashëm i detyrës së kryetarit të saj, Enver Hoxhaj ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës ka lindur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe nga burgjet e ftohta të Serbisë. Më vjen mirë që shoh figurat krijuese të Partisë, mirëpo më vjen mirë që shoh edhe të rinj, të cilët PDK-në nuk e shohin si pjesë të historisë, por edhe si ndërtuese të së ardhmes së Kosovës. Në vazhdim të fjalimit, Enver Hoxhaj foli edhe për ish drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës duke theksuar se është i bindur se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi do të kthehen faqebardhë pasi që lufta jonë ka qenë e drejtë. Ata do t’i kthehen familjeve të tyre dhe PDK’së. Ne bashkëpuntorët e tyre jemi shumë krenarë me ta.  Ata kurrë nuk e vendosën interesin personal mbi interesat e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …