Hoxhaj: Prioritet i PDK-së është përmbyllja e shtetndërtimit

Hoxhaj: Prioritet i PDK-së është përmbyllja e shtetndërtimit

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qëndruar të martën në takime me strukturat dhe përkrahësit e PDK-së në Shtime dhe në Viti. Në këto takime, Hoxhaj i ka falënderuar pjesëmarrësit për përkrahjen, ndërkohë që ka folur për programin e “Fillimit të Ri” me PDK-në dhe partnerët. Hoxhaj ka thënë se koalicioni parazgjedhor i PDK-së me partnerë është koalicion i vendimeve të mëdha politike, euro-atlantike dhe ekonomike. “Koalicioni parazgjedhor i PDK’së me partner është koalicion i vendimeve të mëdha politike, euro-atlantike dhe ekonomike. Këto vendime do ta ta përmbyllin shtetndërtimin, do ta kompletojnë sovranitetin, do të krijojnë vende të reja të punës me zhvillimin e ndërmarrësisë së vogël dhe të mesme, si dhe duke sjellë investime të huaja direkte dhe reforma buxhetore dhe fiskale”, ka thënë Hoxhaj para përkrahësve të PDK-së. Ai ka theksuar se ky është edhe prioriteti madhor i partisë së tij, që ta zhvillojë vendin dhe ta përmbyllë me sukses procesin e shtetndërtimit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron, thotë se rebelimi i drejtuar nga Yevgeny Prigozhin tregon për brishtësinë e ushtrisë ruse

Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri, pas dorëheqjes së Mishel Barnije

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri pas dorëheqjes …