Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Hoxhaj: SHBA dhe BE duhet të reagojnë ndaj këtij agresioni të Serbisë të ndërmarrë me mbështetjen e Rusisë

Ish shefi i diplomacisë së vendit tonë, Enver Hoxhaj ka shkruar se mbështet pa rezervë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat e makinave. AI ka përkujtuar se edhe në kohën kur ishte në Qeveri, ka mbështetur reciprocitetin me Serbinë. veçanërisht, siç u shpreh ai, kur ata nuk arritën të respektonin marrëveshjet e Brukselit. “Kur isha në Qeveri, unë mbështesja reciprocitetin me Serbinë, veçanërisht kur ata nuk arritën të respektonin marrëveshjet e Brukselit! Tani si deputet i opozitës, unë gjithashtu mbështes plotësisht vendimin e drejtë të Qeverisë për targat e makinave. SHBA dhe BE duhet të reagojnë ndaj këtij agresioni të Serbisë të ndërmarrë me mbështetjen e Rusisë”, ka shkruar mes tjerash ish shefi i diplomacisë së vendit tonë, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …