Enver Hoxhaj: Historia e re e shqiptarëve nuk mund të rishkruhet - udhëheqësit e UÇK-së po mbahen peng, njëjtë si historia e Kosovës

Hoxhaj: Vrasja e Ivanoviqit ka rrënjët në politikën destruktive të Serbisë dhe përgjigjet për të fshihen në Beograd

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se katër muaj pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq në veri të vendit, Serbia vazhdon të refuzojë bashkëpunimin me Kosovën. Sipas tij kjo po ndodhë sepse Serbia dëshiron ta fshehë të vërtetën dhe ta pengojë drejtësinë. “Vrasja e Ivanoviqit ka rrënjët në politikën destruktive të Serbisë dhe përgjigjet për të fshihen në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj në një postim të tij.

Ndërsa, ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq gjatë ditës së djeshme ka  deklaruar se vendi i tij është i interesuar në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit, mirëpo sipas tij nuk ka interesim nga pala e Kosovës. Ai i bëri thirrje EULEX-it që të përfshihet në zgjidhjen e këtij rasti.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …