Humanisti Halil Kastrati nga sot është “Qytetar Nderi” i Komunës së Malishevës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.
“Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës, po ndaj me ju lajmin e mirë, që në seancën e sotme të Asamblesë Komunale, me propozimin tim dhe me përkrahje të plotë nga të gjitha grupet politike në Asamble, është marrë vendim që ta shpallim “Qytetar Nderi” i Komunës së Malishevës, të nderuarin, z. Halil Kastrati, që kontributin e tij të madh e të njohur e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë, si humanist dhe filantrop nga Kosova, i njohur veçanërisht për punën e tij bamirëse që synon ndihmën për familjet e varfëra dhe të pafavorizuara, thuhet në postimin e kryetarit Kastrati.
Gjithashtu, me propozim të Këshillit Organizativ për shënimin e 16 Qershori – Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, sot, me unanimitet anëtarët e Asamblesë Komunale kanë votuar edhe për çmimet që tashmë Komuna jonë tradicionalisht i ndan për 16 Qershor, në fushat e mëposhtme;
Për trimëri dhe heroizëm, çmimi “Imer Krasniqi” u është ndarë:
Naser Shala (pas vdekjes)
Tahir Ulluri
Feim Thaçi (pas vdekjes)
Hajdin Berisha (pas vdekjes)
Hajrullah Mazreku (pas vdekjes)
Për kontribut në fushën e mjekësisë; çmimi “Dr. Shpëtim Robaj”
Dr. Haki Balaj (pas vdekjes)
Fatime Gashi-Mazreku
Shehide Hoti-Gashi
Për kontributin e dhënë në shkollën shqipe; çmimi “Hamdi Berisha”
Sylejman Telaku
Haxhi Kastrati
Ceremonia solemne të dhënies së çmimeve tradicionale do të bëhet në Manifestimin Qendror të Komunës së Malishevës, të hënën, më 16 qershor 2025, në ora 11 në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani”, ndërsa cmimin “Qytetar Nderi” për humanistin Halil Kastrati do të bëhet në një datë tjetër.