Humanisti Kryeziu, investoi në rregullimin e ujit për QMF-në në Pagarushë

Humanisti Skënder Kryeziu nga Pagarusha e Malishevës, në kuadër të aktiviteteve të tij humanitare,  është duke e rregulluar sistemin e ujit për Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Pagarushë. Për këtë qëllim, sot këtë QMF e ka vizituar edhe drejtori i shëndetësisë, Hajdin Berisha, i cili e ka falënderuar donatorin për këtë vepër të tij, krahas shumë veprave tjera.

Uji në QMF të Pagarushës, ka pasur probleme në funksionim, prandaj, ky humanist, ka vendosur që të investoj në sigurimin e ujit, duke siguruar burimin, shtrirjen e gypit dhe futjen e ujit brenda objektit të kësaj qendre të mjekësisë.

“Në emër të drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, e falënderoj donatorin, përkatësisht humanistin Skënder Kryeziu për këtë ndihmë në QMF në Pagarushë, si dhe për ndihmat tjera që i ka bërë dhe po i bën në vazhdimësi”, tha drejtori Berisha.

Skënder Kryeziu, apo siç e njohin në opinion si Skënder Pagarusha, është prej humanistëve, që në vitet e fundit, në vazhdimësi po i ndihmon familjet me gjendje të rëndë sociale, anekënd Kosovës, si në ndërtim të shtëpive, ashtu edhe në sigurimin e nevojave elementare për jetë. Përveç këtyre familjeve, ky humanist, në vazhdimësi ka ndihmuar edhe spitalet dhe entet tjera shëndetësore, kurse sigurimi i ujit për QMF-në në Pagarushë, është njëra prej veprave të tij humanitare.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …