Hungarezet premtojnë mbështetje për Deçanin

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me Drejtorin e Urbanizmit Ramë Melaj dhe Drejtorin për Shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni kanë pritur në takim Attila Galambos – Menaxher nga Hungaria për Investime në Ballkanin Përendimorë. Gjatë këtij takimi u njoftua rreth procedurave të punimeve të kanalizimit të ujrave të zeza për fshatrat: Strellc i Epërm, Strellc i Ultë, Isniq, Lëbushë, Prapaqan dhe Dubovikë.

Më këtë rast kryetari Ramosaj tha se komuna e Deçanit është e gatshme të merr ç’do obligim që projekti në fjalë të filloj sa më shpejtë që është e mundur pasi që për banoret e këtyre lokaliteteve ky projekt është jetik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …