Husein Kavazoviq kërkoi nga kryetarja e Kroacisë, Kolinda Kitaroviq, ta ndërpresë fushatën kundër muslimanëve të Bosnjes

Husein Kavazoviq kërkoi nga kryetarja e Kroacisë, Kolinda Kitaroviq, ta ndërpresë fushatën kundër muslimanëve të Bosnjes

Kreu i Bashkësisë Islame të Bosnjes dhe Hercegovinës, Husein Kavazoviq ka kërkuar nga kryetarja e Kroacisë,  Kolinda Grabar-Kitaroviq, ta ndërpresë fushatën dashakeqe, e cila ka për qëllim t’ i diskreditojë boshnjakët myslimanë dhe të nxisë frikën për praninë e tyre në Evropë. Kjo deklaratë e myftiut Kavazoviq u dha pas akuzave të kryetares Kitaroviq,  e cila i etiketon myslimanët e Bosnjes, si rrezik potencial terrorist për fqinjët dhe për Evropën. Kavazoviq kërkon që kryetarja e Kroacisë të paraqesë argumente të faktuara lidhur me këtë rrezik. Paraprakisht kryetarja e Krocisë Kitaroviq, gjatë qëndrimit në Maltë, duke  u mbështetur në Agjencitë informative të Kroacisë ka dhënë fakte të cilat sipas saj  flasin për rrezikun e radikalizmit islam në rajon. (Al-Xhazira RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Sot dorëzohet aktakuza për krimet e forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës pritet të bëjë sot një hap të rëndësishëm në rastin e …