Hykmete Bajrami: Ministri, Hekuran Murati më 28 shkurt i pranon ofertat për të marrë vetura me qira, me çmimin mbi 9 milionë euro

Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë Kurti për mashtrim me subvencionet e energjisë

Nënkryetarja e LDK_së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të Qeverisë Kurti për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike, duke e cilësuar këtë veprim si një përpjekje për të maskuar rritjen drastike të çmimeve gjatë viteve të fundit. Nëpërmjet një krahasimi të të dhënave të faturimit të energjisë, Bajrami thekson se kostoja mujore për një familje mesatare ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme. Sipas saj, nga 54 euro që paguhej në vitin 2019, sot e njëjta familje faturon rreth 169 euro në muaj — një rritje që ajo e quan “300% më shumë dhe të pajustifikuar”. Ajo kritikon Qeverinë Kurti se po e paraqet subvencionimin si një ndihmë për qytetarët, ndërkohë që realiteti, sipas saj, tregon se rritja e çmimeve e bëri këtë subvencionim vetëm një kompensim minimal të asaj që vetë qeveria lejoi të rritej. Jo vetëm familjet, por edhe bizneset prodhuese janë goditur rëndë. Rreth 1300 biznese vendore, sidomos pas liberalizimit të tregut të energjisë, paguajnë sot çmime shumë më të larta për megavat-orë — nga 75 euro vitin e kaluar, në afro 206 euro tani. Ajo referon të dhëna të Doganës së Kosovës, sipas të cilave importi i energjisë ka shënuar rritje të madhe gjatë viteve të qeverisjes së Kurtit. Sipas saj, ndërsa gjatë viteve 2015–2020 vendi ka importuar rreth 273 milionë euro energji, vetëm gjatë viteve 2021–2025 kjo shifër ka kapur 811 milionë euro. Bajrami e quan të gjithë këtë proces “mashtrim të qeverisë”, duke akuzuar se subvencionet nuk po shkojnë te qytetarët, por tek “tregtarët e energjisë me të cilët pushteti ka lidhje të ngushta”, ndërsa faturën përfundimtare e paguan diaspora dhe të rinjtë që braktisin vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos takoi liderët e vendeve të Ballkanit në Tiranë

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, takoi liderët e vendeve të Ballkanit për …