Duke komentuar deklaratat e fundit të kryetares Vjosa Osmani dhe ministres në detyrë, Albulena Haxhiu për Gjykatën Kushtetuese dhe anëtarin e saj, Radomir Llaban, deputetja, Hykmete Bajrami ka shkruar se as Osmanit, as LVV-së nuk iu ka penguar përbërja e Kushtetueses kur e rrëzoi qeverinë në vitin 2020.
Albulenë,
Sulmet që ju bëni gjykatave tregojnë më shumë për ju sesa për gjykatat. Po i bëni gati 5 vjet në krye të Ministrisë së Drejtësisë dhe, përpos sulmeve ndaj gjykatave, asnjë punë, asnjë reformë s’ta mban kush mend.
Mos mendoni që kemi harruar, të gjithëve na kujtohet se si pas sulmit terrorist në Banjskë, Radojçiqit iu krijua një korridor dhe ai iku në pikë të ditës nën vëzhgimin e kamerave dhe deri më sot asnjë shpjegim s’ka dhënë qeveria e LVV-së.
Për më tepër, qeveria e LVV-së pas sulmit terrorist në Banjskë ka pasur mundësi që ta shpallë organizatë terroriste Listën Serbe, por nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe sot provoni të shisni patriotizëm dhe, sa herë që ndonjë vendim i ndonjë institucioni nuk ju pëlqen, disi tentoni ta lidhni me Serbinë dhe Radojçiqin.
Mos se po ju njohim!
Po shihet sheshazi se ju LVV dhe Vjosa Osmani po e doni Gjykatën Kushtetuese pa kuorum. Veç na tregoni pse?
Se kjo veç Kosovës nuk i shkon për shtati” ka shkruar deputetja nga radhët i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.