Deputjetja e LDK-së

Hykmete Bajrami, ka thënë se buxheti për vitin 2023 nuk e parasheh zbatimin e Ligjit të pagave, as rritje pensionesh

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se buxheti për vitin 2023 nuk e parasheh zbatimin e Ligjit të pagave, as rritjen e  pensioneve. Në kohën kur  Kosova po përballet me inflacion, Qeveria e Kosovës ka propozuar buxhetin, sikur thotë ajo më të madh në histori dhe në të  nuk përfshinë rritje të pensioneve. Nuk ka paraparë as kosto për zbatimin e Ligjit të pagave,  nuk ka paraparë as indeksim të pensioneve dhe pagave për normën e inflacionit, i cili  është 12.7 për qind dhe për shportën bazë  të blerësit kalon rritja mbi 50 për qind. Partia në pushtet dhe komplet Qeveria janë kurthuar në temën e targave. Kanë shndërruar dialogun me Serbinë në temë qendrore. Konfrontimin me Amerikën dhe me Brukselin  e  kanë bërë politikë ditore.  Qeveria nuk ka asnjë zgjidhje për ekonomi, për arsim,  as për shëndetësi, ka saktësuar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada britanike e shqetësuar për rënien e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me rënien …