leoni

Hykmete Bajrami: Kurti po bën politika për të afërmit e tij

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, e cila vendosi në favor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në çështjen e të ashtuquajturit treg të lirë të energjisë elektrike. Bajrami ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po ndjek politika nga të cilat, sipas saj, përfitojnë të afërmit e tij dhe kompani të caktuara. “Nga deklarimi se nuk bëjmë politika për 1 për qind të kompanive – duke iu referuar 1,300 bizneseve të përjashtuara nga shërbimi universal i furnizimit me energji – deri te politika që punon vetëm për vëllain e Luan Dalipit, NOA-n dhe kompaninë e Vuk Hamoviqit,” ka shkruar Bajrami. Ajo kujtoi premtimet e mëhershme të Kurtit për uljen e çmimit të energjisë elektrike, të cilat, sipas saj, janë shndërruar në veprime që kanë çuar në rritje të dyfishtë të tarifave. “Kjo është Republika nën qeverisjen e Albin Kurtit, e stërkequr nga korrupsioni dhe interesat e ngushta,” ka përfunduar Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për krime lufte në masakrën e Burimit

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar në …