Hykmete Bajrami: Largimi i Kurtit nga pushteti, nderi më i madh për Kosovën

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti është i pandryshueshëm dhe se largimi i tij nga pushteti do të ishte “nderi më i madh që i bëhet Kosovës”. Bajrami tha se LDK do të angazhohet për një rezultat të fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme me qëllim që të bëhet pjesë e një koalicioni qeverisës pa Lëvizjen Vetëvendosje. “Albin Kurti nuk ndryshon, është i pandryshueshëm. LDK duhet të bëjë përpjekje maksimale për të arritur një rezultat të mirë dhe për të qenë pjesë e një qeverie që ka 80 vota, pra që mund të zgjedhë edhe presidentin, pa Albin Kurtin,” tha ajo. Duke kritikuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, Bajrami theksoi se këto dokumente përbëjnë “dëmet më të mëdha politike që i janë shkaktuar vendit nga Kurti”. “Unë besoj se largimi i Albin Kurtit, shkuarja e tij në opozitë, është nderi më i madh që i bëhet Kosovës. Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit janë dëmet më të mëdha, kolosale politike që i ka shkaktuar Albin Kurti,” deklaroi Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …