Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka shprehur mbështetje të plotë për kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Ramën, në prag të balotazhit të së dielës. Bajrami është shprehur se kryeqyteti duhet të vazhdojë me qeverisjen aktuale dhe se, sipas saj, “përçarësit dhe bllokuesit nuk e kanë vendin në krye të shtetit apo të kryeqytetit”. “Prishtina nuk kthehet mbrapa! Përçarësit, sabotuesit dhe bllokuesit nuk e kanë vendin në krye të shtetit, as të kryeqytetit. Prishtina e ka kryetarin, Përparim Ramën! Projektet e përfunduara, ato që janë në zhvillim dhe ato që pritet të realizohen, kanë nevojë për mirëmbajtje dhe vazhdimësi. Të dielën, votojeni që puna e mirë të vazhdojë,” – ka shkruar Bajrami. Kjo deklaratë vjen në kulmin e fushatës për balotazhin e 9 nëntorit, ku në Prishtinë përballen Përparim Rama nga LDK dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
