Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti e izoloi opozitën, asnjë propozim nuk u pranua në katër vjet

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë në detyrë të Albin Kurtit për mungesë të plotë bashkëpunimi me opozitën gjatë mandatit katërvjeçar. Asnjë propozim nga partitë opozitare nuk është pranuar gjatë kësaj periudhe, duke e cilësuar këtë si një precedent të rrezikshëm për funksionimin demokratik të Kuvendit. “Për herë të parë në historinë e Kuvendit, ka kaluar një mandat i plotë pa u marrë as edhe një propozim nga opozita. Vetëm një amendament i LDK-së ka kaluar në këto katër vite,” deklaroi ajo. Deklaratat e kryeministrit Kurti kanë thelluar hendekun politik, duke përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit institucional. Ajo kritikoi gjithashtu mënyrën e qeverisjes dhe menaxhimin e buxhetit, duke akuzuar ekzekutivin për keqpërdorim të fondeve publike me qëllime elektorale. “Kanë përdorur buxhetin në mënyrë brutale për të blerë vota. Për më tepër, po shkelin edhe Kushtetutën – konkretisht nenin 72 që ndalon mbajtjen e pozitave ekzekutive nga deputetët,” tha Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …