Hykmete Bajrami: Qindra mijëra euro për një OJQ që e ka themeluar vetë Hajrulla Çeku dhe një tjetre që ka lidhje me motrën e Artan Abrashit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurti. Ajo në një postim të saj tha se Kurti duhet të ketë një troh dinjitet, që të deklarohet rreth dy rasteve të fundit në Ministrinë e Kulturës, ku iu dhanë qindra mijëra euro një OJQ-je që e ka themeluar vetë Hajrulla Çeku dhe një OJQ-je tjetër ka lidhje me motrën e deputetit të VV-së, Artan Abrashi. Albin Kurti paska lavdëruar Ministrinë e Kulturës! Kryeminister, se buxheti është rritë për kulturë e dëshmon edhe fakti që ministri juaj para disa ditëve dha qindra e mijëra euro për OJQ-në që e ka themeluar vetë dhe për atë të motrës së deputetit të LVV-së; Andaj Kryeminstër, para se të na lavdërohesh për namin që keni lanë në kulturë na trego fillimisht qendrimin tuaj lidhur me shpërndarjen e fondeve nga ana e Hajrullah Çekut se paku në dy raste?”.“Çka mendon Kurti Kyreminister sot për këto dy raste? Përgjigju nëse të ka ngelë ndonjë trohë dinjitet”, shkroi Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …