Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Shtrenjtimi i tatimit në pronë mbi 100 për qind, ka goditur qytetarët sidomos në kohën e inflacionit

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga Ministria e Financave që me një vendim të pezullojë aplikimin e rivlerësimit të fundit të pronave në vend dhe faturat e tatimit për vitin 2023, të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022, me qëllim  për ta lehtësuar barrën e qytetarëve që janë goditur nga inflacioni i lartë, Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është shqetësuese dyfishimi i çmimit në tatimi, pasi që nuk janë marrë parasysh edhe rrethanat socio-ekonomike. Ajo ka kërkuar nga Ministria e Financave të procedojë sa me parë në Kuvend, ligjin e ri për tatim në pronë, si dhe shtyrjen e zbatimit ndryshimin e ligjit për prona. Ajo thotë se Departamenti i tatimit në pronë, në bashkëpunim me komunat gjatë vitit 2023, të bëjnë rishikimin e plotë të procesit të ri-vlerësimit të pronave pas përcaktimit të zonave që marrin parasysh zhvillimin e vendbanimeve dhe ngastrave kadastrale. Deputetja Bajrami ka thënë po ashtu se shtrenjtimi i tatimit në pronë mbi 100 për qind, ka goditur qytetarët edhe më shumë në kohën kur inflacioni ka varfëruar shportën e konsumatorit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …