Hykmete Bajrami: Vendi po shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme për shkak të paaftësisë së Vetëvendosjes

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se vendi po shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme për shkak të paaftësisë së Vetëvendosjes. Ajo ka shkruar më tutje se aktualisht nuk kanë asnjë preferencë që ish-opozita të formojë qeverinë e re në tentimin e dytë për të siguruar një shumicë të re parlamentare. “U vërtetua ajo që e kemi ditur që nga fillimi, se LVV-ja nuk i ka pasur numrat për formimin e qeverisë, përkundër që ata kanë potencuar se të formohet Kuvendi pasi i kanë numrat për formimin e qeverisë. Jemi duke shkuar drejt një procesi zgjedhor dhe qytetarët janë ata që do të vendosin se kujt ia japin besimin. Ne kemi biseduar me partitë e minoriteteve dhe ata na kanë thënë se nuk do t’iu japin mbështetjen. Preferojmë që vendit t’ia japim një qeveri pa Lëvizjen Vetëvendosje,” ka deklruar deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria po hyn në fazë të re bashkëpunimi strategjik me Greqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në Tirana Economic Forum , një aktivitet që …