Hysni Gucati, ka vlerësuar lartë dëshminë e ish-diplomatit amerikan Christopher Hill, në Hagë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , Hysni Gucati, ka vlerësuar lartë dëshminë e ish-diplomatit amerikan Christopher Hill në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij. Gucati tha se fjalët e Hillit janë një dëshmi e fortë për rolin historik të Thaçit dhe drejtësinë e luftës së UÇK-së. “Hill tregoi një të vërtetë të madhe për Kosovën. Thaçi ka qenë një vendimmarrës që mori pjesë në Rambuje dhe mori vendime të rëndësishme për shtetin e Kosovës. Ai ishte ndër njerëzit që bartën përgjegjësinë për të ardhmen e vendit”, deklaroi Gucati. Sipas tij, dëshmia e Hillit rrëzon pretendimet se UÇK-ja ka qenë forcë përçarëse. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë bashkuese, jo përçarëse. Në Rambuje kemi pasur një ekip të përbashkët ku kanë qenë edhe Thaçi, edhe Rugova. Ata vepruan në unitet për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës”, theksoi ai. Gucati shtoi se dëshmia e Hillit është një kujtesë e fuqishme për sakrificën dhe vendosmërinë e udhëheqësve të UÇK-së, duke shpresuar se e vërteta do të dalë në pah në proceset që po zhvillohen në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli krasniqi: Ende punë për të bërë që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të kenë trajtim dinjitoz

PDK ankimon dyshimet për parregullsi në Mitrovicën e Jugut

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se partia e …