leoni

Hysni Gucati takohet me deputetin zviceran Reto Nause – kërkon mbështetje për ish-pjesëtarët e UÇK-së”

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, zhvilloi një takim të rëndësishëm në Parlamentin e Zvicrës me deputetin zviceran Reto Nause dhe përfaqësues të tjerë politikë. Në emër të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gucati falënderoi deputetin Nause për pritjen dhe për mundësinë për të diskutuar trajtimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë. Gjatë takimit, u diskutuan edhe tema të tjera si lufta çlirimtare e Kosovës, situata politike aktuale dhe, siç u theksua nga Gucati, padrejtësitë që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Ai e cilësoi këtë proces si të njëanshëm dhe të padrejtë, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë përpjekjet për të kërkuar drejtësi në arenën ndërkombëtare. Gucati e konsideroi takimin si një hap domethënës në mbrojtje të vlerave të luftës dhe në përpjekjen për të rikthyer dinjitetin dhe drejtësinë për ata që, sipas tij, sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Kurti, po e mban peng Kosovën – ngërçi politik s’mund të zgjasë pafund

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar ashpër kryeministrin në detyrë, …