Hysni Gucati: Vendimi i Speciales do të ketë pasoja politike, më 16 shtator do ta presim të bashkuar

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar në prag të vendimit që pritet të marrë Gjykata Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si një proces politik me pasoja për Kosovën. Gucati tha se Gjykata Speciale, e cila sipas tij prej gati gjashtë vjetësh u ka shërbyer interesave të Serbisë, po vendos për luftën e UÇK-së, ndërhyrjen e NATO-s dhe shtetësinë e Kosovës. Ai theksoi se në Hagë po gjykohen, sipas tij, organizatorët e rezistencës së armatosur, nënshkruesit e Marrëveshjes së Rambujesë dhe drejtuesit që kontribuuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Gucati e cilësoi Gjykatën Speciale si institucion politik dhe u shpreh se edhe vendimi i saj do të ketë karakter politik, duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të jetë e vetëdijshme për pasojat që, sipas tij, mund të sjellë ky vendim. Ai bëri të ditur se më 16 shtator veteranët e UÇK-së, së bashku me qytetarë nga e gjithë Kosova, do ta presin të bashkuar vendimin e Gjykatës Speciale, si në Hagë ashtu edhe në qytete të ndryshme të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

AKB: Pesë shtete zotërojnë 61.6% të rezervave botërore të naftës

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka publikuar një studim për shpërndarjen e rezervave botërore të naftës, …