I mbijetuari i Dubravës kundërshton ekspozitën në Prishtinë: Po shtrembërohet e vërteta historike

Sadik Zeqiri, i mbijetuar i Masakra e Dubravës, ka reaguar ashpër ndaj një ekspozite të vendosur në sheshin e Prishtina, duke e akuzuar atë për shtrembërim të fakteve lidhur me këtë ngjarje tragjike. Në reagimin e tij publik, Zeqiri kundërshton pretendimin e paraqitur në ekspozitë se në mesin e viktimave kanë qenë 48 shqiptarë të armatosur. Sipas tij, në burgun e Dubravës nuk ka pasur të burgosur të armatosur, por vetëm civilë të pambrojtur. “Si është e mundur të pretendoni se 48 shqiptarë të armatosur dhe 58 civilë janë vrarë në Dubravë? Nga i keni marrë këto ‘fakte’?”, ka deklaruar ai, duke ngritur dyshime mbi burimin e informacionit të përdorur. Zeqiri thekson se e vërteta për këtë ngjarje është ndryshe: 116 të burgosur shqiptarë janë vrarë, mbi 400 të tjerë janë plagosur, ndërsa Ukshin Hoti vazhdon të figurojë i zhdukur. Ai e cilëson këtë paraqitje si një shtrembërim të rëndë të historisë, duke kërkuar përgjegjësi dhe reagim institucional. Sipas tij, një kërkim-falje nuk do të ishte i mjaftueshëm për të korrigjuar dëmin e shkaktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Asociacioni në nyje politike: Presion ndërkombëtar dhe dilema strategjike për Kosovën

sh-shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka pranuar se qëndrimi për dërgimin …