I propozuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti sot pritet ta finalizojë marrëveshjen më Nismën dhe AKR-në

I propozuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti sot pritet ta finalizojë marrëveshjen edhe më Nismën e AKR-në

I propozuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka deklaruar se përveç AAK-së kanë arritur marrëveshje bashkëqeverisëse edhe me një pjesë të komuniteteve, përfshirë Listën Serbe. Derisa ka theksuar se brenda ditës së sotme do të përmbyllin gjitha marrëveshjet me Nismën, AKR-në, dhe një pjesë të komuniteteve. Hoti pas takimeve të njëpasnjëshme në hapësirat e Kuvendit të Kosovës tha se më parë që i përmbyllin këto marrëveshje do të procedojnë me seancën e jashtëzakonshme për tu votuar kjo qeveri. Por Hoti nuk ka dhënë detaje tjera për ndarjen dhe emrat e ministrave nga LDK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj: 22 Janari, dita që ndezi flakën e lirisë dhe vulosi krenarinë e UÇK-së

Ish-njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjenerali Lahi Brahimaj, ka kujtuar 22 janarin …