leoni

Ibrahim Gashi

Ibrahim Gashi sheh në horizont ndonjë alternativë politike të re për PDK-në

Ish rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi ka bërë me dije se proceset politike dhe ekonomike nëpër të cilat po kalon Kosova e kanë shtyrë t’i rikthehet skenës politike. Në një intervistë për “Epoka e re”, Gashi ka treguar se zgjodhi PDK-në për ta vazhduar karrierën e tij politike për dy arsye: së pari, se PDK-në e konsideron parti kontribuuese të çlirimit, të pavarësimit dhe të konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe, së dyti, pasi sot shumë çlirimtarë nga regjioni i Drenicës, që dhanë shumë për lirën dhe luftën, po akuzohen me akuza të sajuara. “Në këtë situatë unë kam ndier obligim të bashkohem me partinë e cila më së miri mund dhe do t’i mbrojë këto vlera”, ka thënë Gashi. Ai thotë se nuk sheh në horizont ndonjë alternativë politike të re apo ekzistuese që do ta rrezikonte vendin e parë për PDK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …