Floriana Koka është pritur në takim nga ministrja Hykmete Bajrami

Floriana Koka është pritur në takim nga ministrja Hykmete Bajrami

Në kuadër të vizitës dhe takimeve, kryetarja e bashkisë së Sarandës, Floriana Koka, është pritur sot edhe nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ku janë dakorduar që të këmbejnë përvojën e turizmit. Koka theksoi se Shqipëria dhe Kosova kanë potenciale të mëdha për turizëm, andaj, kërkohet një bashkëpunim më i madh në këtë drejtim për avancimin e këtij sektori.Edhe ministrja Bajrami tha se ka informuar kryetaren për turizmin dimëror, sektor ky sipas saj me potecial të madh.  Bajrami tha se kosovarët kanë për destinacion turizmin e shqiptar e veçanërisht Sarandën. Në takim përveç ambasadorit, Qemal Minxhozi morën pjesë edhe biznesmen nga kjo komunë.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …