Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Ibrahim Rexhepi: Rritja e skemave për veteranët e UÇK-së e rrezikon buxhetin e shtetit

Ekspertë të ekonomisë kanë konstatuar se rritja e numrit të përfituesve nga skema e transfereve sociale për veteranët e luftës të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e rrezikon buxhetin e shtetit, duke e futur në deficit buxhetor dhe duke shkurtuar mundësitë për investime në ekonomi, thonë ekspertë të kësaj fushe. Rrezikun nga deficiti buxhetor e ka paralajmëruar së fundi edhe Banka Botërore. Megjithëkëtë, deficiti prej 2.5 për qind të bruto produktit vendor të Kosovës po shihet si mjaft i rrezikshëm për buxhetin e shtetit nga drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi. “Është i rrezikshëm për faktin se ky 2.5 për qindëshi përsëritet për secilin vit për shkak të numrit të njerëzve që përfitojnë nga skemat sociale dhe për më keq është një presion i vazhdueshëm në buxhetin e vendit dhe krejt ky presion mund të tejkalohet, përkatësisht, mund të kënaqen kërkesat duke shkurtuar shpenzimet tjera, në këtë rast duke dëmtuar zhvillimin e vendit”, ka theksuar Rexhepi për “Radion Evropa e Lirë”.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …