Xhevdet Qeriqi

Qeriqi: Nuk janë veteranët që rrezikojnë buxhetin e shtetit, por janë përfaqësuesit e Qeverisë që i kanë fryrë listat

Veterani i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se nuk janë veteranët që rrezikojnë buxhetin e shtetit, por janë përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës të cilët i kanë fryrë listat e veteranëve. Ne nuk e shohim që buxheti po rrezikohet nga veteranët e luftës. Buxheti po rrezikohet nga Qeveria e Kosovës, pasi që është Qeveria ajo e cila ka formuar një Komision për verifikimin e veteranëve të luftës së UÇK-së, dhe ky komision e ka rritur numrin e veteranëve, janë fryrë listat dhe përgjegjëse për këtë është Qeveria e cila nuk e ka kryer punën si duhet, ka thënë Xhevdet  Qeriqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …