Ibrahim Shala

Ibrahim Shala: Kosova ka kapacitete materiale për të themeluar Ushtrinë sipas standardeve të NATO-s

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se nëse sigurohet mbështetja politike ndërkombëtare, Kosova ka kapacitete të mjaftueshme materiale për të themeluar ushtrinë sipas standardeve të NATO-s. Buxheti aktual, konsiderohet i mjaftueshëm për t’i ndërruar misionin aktual Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe transformuar atë në ushtri. Çështja e arritjes së standardeve të NATO-s, është proces dhe objektiv në vazhdimësi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie më Publikun në Ministrinë e Forcës së Sigurisë. “Buxheti i ndarë për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe FSK-në për vitin 2017 është mbi 50 milionë euro. Sa i përket bazës buxhetore për transformim të FSK-së, është planifikuar që buxheti i ndarë nga qeveria për FSK-në, për çdo vit të shtohet me nga 5 milionë euro”, ka thënë Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …