Beteja e Prekazit, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 ka qenë njëra ndër betejat më krenare, por edhe më të dhembshme të historisë sonë më të re.
Tri ditë rresht luftuan në mbrojtje të dinjitetit kombëtar dhe njerëzor të gjithë Jasharët, duke filluar prej Legjendarit, Adem Jashari, vëllait, Hamzës, babait të tij Shabanit dhe Jasharëve të tjerë në Kullën e heroizmit e të qëndresës në Prekazin e njohur të historisë sonë kombëtare. Gjatë Luftimeve ranë 56 dëshmorë nga lagjja Jashari dhe nga radhët e miqve që ishin gjendur atë ditë në rrethim. Nga familja e kryefamiljarit Shaban Jashari kanë rënë:
Shaban Murat Jashari, Zahide Shaban Jashari, Zarife Bahtir Jashari, Hamëz Shaban Jashari, Feride Ramadan Jashari, Adem Shaban Jashari, Adile Bahtir Jashari, Hidajete Rifat Jashari, Valdete Rifat Jashari, Igballe Rifat Jashari, Igball Rifat Jashari, Selvete Hamzë Jashari, Afete Hamzë Jashari, Besim Hamzë Jashari, Lirie Hamzë Jashari, Blerim Hamzë Jashari, Fatime Hamzë Jashari, Blerina Hamzë Jashari, Fitim Adem Jashari, Kushtrim Adem Jashari.
Nga familja e Rifat Jasharit kanë shpëtuar: Rifati me bijtë, Bashkimin e Muratin dhe me bijën Ilirianën.
Igballe Jashari ka lindur në fshatin Prekaz i Ulët të Skënderajt, më 10 maj të vitit 1987. Ajo ishte e bija e Rifat dhe Zarife Bahtir-Jasharit. Igballja ishte vetëm katër vjeçe kur babai, xhaxhallarët, gjyshi por edhe familja e gjerë Jashari ishte përcaktuar për rezistencë dhe kundërvënie ndaj forcave okupatore serbe. Në moshën 4 vjeçe, përjetoi tmerrin e datës 30 dhjetor të vitit 1991, kur milicia serbe, e mbështetur edhe nga forcat ushtarake, kishte rrethuar Kullën e familjes në Prekaz të Ulët. Ajo ishte tmerruar me zhvillimet tronditëse të asaj dite, kur babai i saj, Rifati dhe xhaxhallarët, Ademi dhe Hamza, kishin luftuar tërë ditën, të pathyeshëm para pushtuesve serbë.
Igballe Rifat Jashari ka përjetuar edhe rrethimin e dytë të Kullës nga forcat serbe, më 22 janar të vitit 1998. Ajo nga afër kishte parë rezistencën e gjyshit, xhaxhallarëve por edhe kushërinjve. Atë ditë janari, që po paralajmëronte ndeshje edhe më të përgjakshme, kishin marrë plagë edhe Iliriana dhe Selvetja.
Ashtu si krejt familja Jashari edhe Igballja, ishte e edukuar por edhe e përgatitur për të qëndruar në mbrojtje të atdheut.
Më 5 mars të vitit 1998, Jasharët ishin barrikaduar në Kullën e Rezistencës, në Prekaz dhe i kishin bërë me dije forcat policore e ushtarake serbe se ato nuk do të lejoheshin të kalonin mbi trupat e gjallë të tyre dhe asnjë serb nuk do të shkelte brenda shtëpive shqiptare. Atë ditë, gjatë luftimeve të pandërprera, Valdetja ndodhej së bashku me të ëmën, Zarifen, motrat Hidajeten e Igballen dhe me vëllezërit, Igballin e Bashkimin si dhe me të gjithë kushërinjtë e kushërirat që ishin vënë nën rrethim të hekurt nga forcat e territ e të tmerrit.
Igballja ka lënë babain, Rifatin, vëllezërit: Bashkimin e Muratin dhe motrën Ilirianën. Kujtimi për jetën e saj është i paharrueshëm, sepse ajo u nda nga jeta në moshën engjëllore, për t’u bërë lulëkuqe e lirisë së Kosovës.
Familja Jashari e Prekazit ka marrë shumë mirënjohje, falënderime e dekorata nga të gjitha instancat shtetërore të Kosovës e Shqipërisë. Për aktin heroik të kësaj familjeje, kryeadministratori i parë i Kosovës Bernard Kushner kishte theksuar se po të kishte çmim Nobël për rezistencë, çmimi
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
